Çmëndet Gruaja e Bilalit: Pa Lindën jam ndërtim pa leje, çyrykët të dëgjojnë gratë në 11 maj, votën jo te këneta

0

Kryeministri Edi Rama, i njohur në dosjet amerikane edhe si gruaja e Bilalit, njëherazi shfaqet si burrë dhe kryetar i PS-së.

Në vijim të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, është ndalur në Lezhë ku ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat dhe ka shfaqur çmënduritë e tij.

Rama ka vijuar batutat duke thënë se burrat që nuk dëgjojnë gratë janë çyrykë dhe do të mbeten të tillë përsa kohë nuk dëgjojnë gratë.

“Unë pa gruan time jam si ndërtim pa leje”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se ata burra që nuk janë “çyrykë” duhet të dëgjojnë gratë dhe të votojnë për Partinë Socialiste dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i bërë thirrje të mos mbështesin “Kënetën” – term që ai e ka përdorur për të përshkruar opozitën.

”Unë pa gruan time jam ndërtim pa leje. Kush s’e pranon se është çyryk dhe nuk dëgjon gruan, le të mbetet çyryk, çfarë të themi. Por ata burra që nuk janë çyrykë, dëgjojnë gruan dhe nuk votojnë Kënetën, por Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe integrimin në Bashkimin Europian”, tha Kreu i Qeverisë.

Në vijim ai e konsideroi 11 majin si mundësinë që ka Shqipëria për të avancuar agjendën e anëtarësimit në BE.

“Nëse nuk mbyllim negociatat në 2027, duhet të presim 2037 për ta bërë këtë. A ia vlen të hedhim bast në 11 maj? Të kthehemi te çyrykët. Çfarë fiton ai demokrati që ta marrë votën dhe ta hedhë në kënetë? Asgjë e mirë nuk vjen, përkundrazi më keq. Shikoni historinë e bufit të kënetës, sa herë vjen bufi nuk vjen për mirë, por vjen për keq”, tha Rama.

Në vijim ai u shpreh se ata që e kanë problem të votojnë PS-në, në 11 maj të rrinë në shtëpi, mos shkojnë të hedhin votën te këneta.

“Vjen ai dhe thotë që gjyshin ma ka pushkatu regjimi komunist, a thua se ia pushkatova unë me Ulsiun. Gjyshi atij rrotullohet në varr kur sheh se nipi shkon voton kënetën”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu