BKT mashtron klientët. Drejtori turk me dy gra dhe Arjana Xhafa e “miellit” vjedhin shqiptarët, pjesë e mafies së kredive MCA-ADCA

0

Banka Kombëtare Tregtare bllokoi rrogat e qindra klientëve në fund të vitit që lamë pas me preteksin se kishin haraç për t’i paguar gangrenës së mikrokredive MCA-ADCA, me pronarë mashtruesit e skeduar Olsi Ibro dhe Arben Meskuti.

Qindra familje nuk festuan Vitin e Ri se u mashtruan nga BKT.

Klientët e kësaj banke u sorrollatën me shpresë që të tërheqin paratë e tyre, rroga, kursime por u gënjyen se nuk punonin automatët e BKT nga sulmi “Iranian”.

E vërteta ishte se u bllokuan nga “automati” me pult në dorën e Arjana Xhafa me Seyhan Pencablıgil, dy drejtorët kyç të BKT.

Një skemë mafioze funksionon perfekt brenda BKT-së, e dirigjuar nga Arjana Xhafa, e bindur e drejtorit turk Seyhan Pencablıgil, i njohur si qejfli femrash dhe me disa gra.

Ish drejtoresha e Prokredit Bank Xhafa, dirigjente dhe në aferën e Shoqërisë aksionere “Miell Tirana”, ka organizuar një skemë banditeske për të marrë “pjesën” nga mijëra klientët “e bllokuar” prej borxheve që kanë te mikrokreditë.

Klientët me llogari dhe rroga në BKT, mbahen të bllokuar pa afat me urdhër të çiftit Seyhan-Xhafa, derisa të dorëzohen dhe të paguajnë haraçin te mashtruesit Ibro-Meskuti, ose të marin kredi te MCA-ADCA.

Arjana Xhafa e “Miellit” merr pjesën për çdo bllokim klienti, kurse Seyhan turku grabit komisionet nga llogaritë e bllokuara të qindra hallexhinjve të mbetur peng brenda BKT, pa patur mundësi të tërheqin paratë.

Fitimi i mafjozëve të BKT llogaritet me miliona vetëm në dhjetor, ndërsa klientët e bllokuar mbetën pa bukë edhe natën e Vitit të Ri.

Turku Seyhan Pencablıgil, drejtor ekzekutiv i BKT prej 22 vitesh drejton me fije të padukshme bankën pa i hyrë gjemb në këmbë.

Me dy familje dhe dy gra, turku që la dhjetra familje pa festuar Vitin e Ri, shëtit me pasaportë shqiptare nëpër Evropë, duke bë qejf me paratë e vjedhura nga xhepat e shqiptarëve.

BKT është kthyer në një bunker ku nuk tërhiqen dot paratë e rrogave të klientit pa paguar haraçin te skema shqiptaro-turke Xhafa-Pencabligil.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu