Bixhoz me dashurinë/ Shivai dhe Anika fejohen në fshehtësi, ja ç’do ndodhë nesër

0

Gjyshja deklaron se Shivai dhe Anika do martohen pas dy ditësh. Anika gëzohet dhe turpërohet para familjes. Texh pyet kur do ta bëjnë ceremoninë e kënasë. Gjyshja vendos ta bëjnë menjëherë ceremoninë. Pinki pyet nëse do ta ftojnë në dasmë. Gjyshja i kërkon Pinkit dhe Shivait të harrojnë gjithçka. Anika stresohet kur kupton se nuk e ka fustanin e nusërisë. Shivai i kërkon Anikës të qetësohet dhe i tregon unazën që ka blerë për të. Anika stresohet sërish. Shivai i hedh ujë.

Anika ja kthen gjithashtu duke i hedhur ujë. Shivai e afron Anikën pranë tij dhe i vendos unazën. Anika i thotë se e pëlqen shumë dhe nxjerr një tjetër unazë për Shivain. Ai habitet. Anika i vendos Shivait unazën. Ata kalojnë moment romantike. Në mëngjes Xhanvi i thotë Anikës se është e lumtur që Shivai ka ndryshuar për mirë. Anika e falenderon sërish Shivain për unazën. Shivai e pyet Anikën nëse i ka përgatitur betimet e martesës. Anika vendos t’i shkruajë por nuk ja arrin dot. Ajo i kërkon ndihmë Sahilit dhe i thotë t’ja marrë Shivait betimet e tij. Sahil shkon në dhomën e Shivait për të marrë betimet por Shivai e kupton. Ai i shkruan një letër Anikës ku e quan kopjace dhe i thotë t’i shkruajë vetë betimet. Anika lexon letrën dhe habitet. Bavja i kërkon Rudrës të mbeten miq. Rudra vendos të mos mendojë më për Bavjan dhe të merret me dasmën e Shivait. Kana informon Shivain se kënaja nuk ka ardhur ende. Shivai i kërkon falje Anikës për vonesën. Dikush vjen në shtëpinë Oberoi./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu