Shivai porosit një biberon për beben. Om shqetësohet pasi kur të vijë pako me biberonin familja do marrë vesh gjithçka. Shivai i thotë se e ka porositur në emrin e Texhit. Porosia vjen dhe Shivai shkon ta marrë por sheh që vajzat po komunikojnë me radio marrëse dhe po përdorin kode. Shivai njofton Omin dhe Rudrën. Ai ka një plan dhe telefonon Ragnin. Shivai i thotë Ragnit të marrë pakon pasi është për të.
Anika kap Ragnin. Shivai dhe Omi i thonë Rudrës të shkojë të marrë pakon para se Anika ta hapë. Anika sillet si shoqe me Ragnin që të shohë çfarë ka brenda pakos. Teksa ato zihen për pakon Rudra vjen dhe merr çfarë ka brenda pakos por habitet sepse nuk është biberoni. Biberoni ndodhet në pakon e Texhit. Texh merr pakon me emrin e tij. Rudra merr biberonin para se ta shohë Texh. Ragni hap pakon dhe e gjen bosh. Ajo bëhet me nerva. Om takohet me mamanë e Gorit. Ajo e pyet pse rrinë në dhoma të ndarja. Om justifikohet se ka një punë të rëndësishme me Shivain dhe Rudrën. Shivai dhe Rudra e lënë beben në kujdesin e Omit. Gori hyn në dhomën e tyre. Om fshihet me beben. Ai e vendos beben në shportë dhe ja çon Shivait. Anika sheh Shivain duke përgatitur qumështin dhe e pyet. Shivai i thotë se do bëjë ëmbëlsirë. Anika sheh shportën e bebes dhe mendon se aty janë rrobat e palara. Ajo merr shportën për ta çuar në lavatriçe.Om pyet Shivain ku është shporta. Shivai i tregon që e mori Anika. Om i thotë se bebja ishte brenda shportës. Shivai tronditet. Ata vrapojnë për të ndaluar Anikën. Shivai shpërqëndron Anikën ndërsa Rudra merr beben.