Bixhoz me dashurinë/ Anika dhe Shivai pajtohen, ja ç’do ndodhë nesër

0

Vikram po e ndihmon Ragnin pasi familja e saj i ka paguar shkollën dhe i ka dhënë punë. Shivai mendon se fejesa nuk u bë dhe i kërkon falje Vikramit. Ragni i tregon Shivait se Anika ja ka vendosur unazën Vikramit. Vikram thotë se ata bënë një fejesë sekrete. Shivai bëhet me nerva. Rudra gjen një letër nga Bavja e cila i tregon se ka shkuar për një mision të rrezikshëm. Rudra mërzitet që Bavja u largua pa e takuar. Bavja maskohet dhe shkon në një fshat për misionin e saj.

Gori bën plan ta bëjë Shivain shumë xheloz për Anikën. Ajo shkon të flasë me Anikën. Shivai i gjen duke folur dhe thotë se duhet të bëhen të gjitha ritualet për dasmën e saj. Vikram bëhet gati për ritualin por Shivai e ndalon të takojë Anikën dhe i jep të pijë. Një kërcimtare nga Bareli me emrin Biti takon Gorin dhe Anikën. Ajo është e shoqëruar nga dy djem. Biti i thotë Gorit se ka ardhur për të gjetur burrë. Rudra mëson se ku ndodhet Bavja dhe vendosë të shkojë tek ajo. Anika pyet Shivain nëse duhet ta bëjë këtë martesë. Shivai e pranon se nuk do që Anika të martohet me dikë tjetër. Ata vendosin të anulojnë martesën. Naren i vendos duart në fyt Xhanvit dhe përpiqet ta mbysë. Texh shpëton Xhanvin dhe i gjuan me shishe në kokë Narenit. Bavjan duan ta martojnë në fshatin ku ndodhet për misionin e saj. Rudra shfaqet papritur dhe thotë se është i fejuari i Bavjas. Texh dhe Xhanvi e gjejnë Narenin të vrarë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu