Ojky fton Mertxhanin të mësojnë bashkë në shtëpinë e saj. Asu shkon e dehur në shkollën e Ojksë. Mamaja e Ilajdës habit kur sheh Asunë. Asu i kërkon Ojkysë ta thërrasë nënë dhe i kërkon falje që nuk shkoi në panair.
Ugur i kërkon numrin e telefonit Sevgit. Avokati këshillon Demirin të flasë me Ojkynë që ajo të zgjedhë atë para gjykatësit. Ugur kërkon ndihmën e Ojkysë që t’i shkruajë një mesazh Sevgit. Xhemal mbron veten para Xhandanit dhe i flet keq për Demirin dhe Ugurin. Xhandan nuk di kë të besojë më.
Ugur fton Sevgin të dalin dhe ajo pranon. Ojky mëson se Xhandan dhe Demir nuk flasin me njëri-tjetrin. Demir nxehet kur mëson se Ojky ka ftuar Mertxhanin në shtëpi. Demir nuk i lë rehat Ojkyn dhe Mertxhanin të mësojnë. Ai bëhet xheloz dhe mezi pret që që Mertxhan të largohet. Xhemal takon Xhiletin në burg dhe vendosin të bashkëpunojnë kundër Demirit. Ugur takohet me Sevgin por Ymran e ndjek dhe e turpëron. Ymran i thotë Sevgit se ajo dhe Ugur do martohen. Sevgi largohet me nerva. Asu merr Ojkynë dhe dalin së bashku. Ajo pi alkool në prani të Ojkysë./revistawho.com