Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se mund të lejojë që një i huaj të përzihet dhe të diktojë kryetarin e një force politike.
Ai tha se Basha nuk është kryetar zyrtarisht, pasi ai është vetëm për Ramën dhe Yuri Kimin, duke e quajtur atë si një guvernatorë.
Berisha: Nuk mund të lejoj që një i huaj të përzihet dhe të diktojë kryetarin e një force politike sa ky vend është sovran. Këtë në mënyrë kategorike e refuzoj dhe secili që e tenton do të dështojë.
Unë synoj vetëm bashkimin në PD-të, por zgjidhje individuale të emëruar nga Basha, që nuk gjejnë veten, janë të mirëpritur nëse duan, sepse ne nuk përjashtojmë. Lulzim Basha ka të drejtë të plotë të kandidojë për kryetar partie. Këtë po e garantoj. Basha nuk është kryetar zyrtarisht, është vetëm për Ramën dhe guvernatoren. Ne e kemi shkarkuar.



