APAK, hajduti Arben Ahmetaj punësoi gruan e Elvi Fundos tek Deutch Telekom

0

Klodian Zoto i inceneratorëve ka pronotuar suita në hotelet me 5 yje të Vjenës, Milanos, Berlinit, Monte Carlos etj., për t’u harbuar Arben Ahmetaj me gra, vajza dhe të dashurën e tij, Erjola Hoxhën.

Pagesat janë zbuluar nga rikuperimi i të dhënave nga hetuesit e SPAK në 3 kompjuterat dhe telefoni i Klodian Zotos. Provat janë fshehur për të shpëtuar Tigrin nga përgjegjësia penale, për rolin e tij në aferën e inceneratorëve.

Provat kanë rënë në duart e gazetarit Adriatik Doçi, i cili i ka referuar në SPAK, duke kallëzuar penalisht dy prokurorët e çështjes Eneid Nakuçin dhe Klodian Brahon, por edhe Ahmetajn për korrupsion. Kallëzimi është edhe një detyrim ligjor.

Por, pas kallëzimit, ndaj gazetarit Adriatik Doçi, nisi një seri sulmesh, duke e akuzuar si gazetar të Rilindjes dhe që po mbronte grupin e inceneratorëve, kur në fakt kallëzimi i tij ishte kundër një ish ministri të Rilindjes dhe ndaj personave që po devijonin hetimet për inceneratorët.

Adriatik Doçi nuk ka qenë dhe nuk është anëtar i asnjë partie, nuk ka mbajtur dhe nuk do të mbajë kurrë në jetën e tij një post partiak.

Për të sulmuar gazetarin Doçi, ata që duan t’i shpëtojnë përgjegjësisë ligjore për inceneratorët, gjetën një ish zyrtarë të PD-së, Elvi Fundon, i cili kur nuk mban poste publike, shfaqet si gazetar.

Elvi Fundo allias Fundërrina ka bërë mbi 1 mijë shkrime për inceneratorët. Është i lirë të bëjë edhe 5 mijë të tjera, dhe askush nuk e ka sulmuar dhe nuk do ta sulmojë, për këtë shkak, pasi secili ka të drejtë të denoncojë.

Elvi Fundi sulmon një gazetar vetëm se pse publikoi fakte të reja mbi një histori që është denoncuar nga vetë Fundo prej vitesh. Një cektësi e paimagjinueshme.

Por, arsyeja se pse Elvi Fundo nisi të sulmonte Adriatik Doçin, vetëm sepse zbuloi fakte të tjera për inceneratorët, është e trefishtë.

Së pari, Elvi Fundo paguhet nga grupi i parë që kishin në dorë inceneratorët, por dolën jashtë loje.

Së dyti, Elvi Fundo, i trembet fakteve të tjera tronditëse që do të dalin, duke futur në burg Arben Ahmetajn.

Së treti, Prapaskena ka mësuar se Arben Ahmetaj, ka ndërhyrë për të punësuar gruan e Elvi Fundos, Nereida Fundo tek Deutch Telekom.

Pushtetarë dhe oligarkë të Rilindjes kanë gjetur forma të ndryshme për të blerë ndotësin e mediave, Elvi Fundon.

Për shembull Tigri i ka punësuar gruan, Veliaj i jep nga 650 euro në muaj, Balluku ia jep cash, Bashkim Ulaj i jep nga 4 mijë USD në muaj, ndërsa pagesa fikse mujore i japin edhe Petrit Maho, Agim Zeqo, Klod Allajbeu, Dionis Teqja etj.

Ndotësi Elvi Fundo jo vetëm e mbron Arben Ahmetajn, por për llogari të Tigrit, sulmon edhe gazetarin Adriatik Doçi, i cili ka dhënë prova që përvëlon çdo fundërrinë që mund ta sulmojë në mënyrë të paprovokuar, pa llogaritur asnjë kosto mbi tokë.

Fundërrina ende nuk e ka kuptuar se në çfarë hullie ka hyrë! Vijon me fakte tepër të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu