Amerika ndërpret plotësisht fondet për OJQ-të në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut

0

Qeveria amerikane ka vendosur të ndërpresë të gjitha fondet për Organizatat Jo Qeveritare (OJQ) në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Fillimisht, SHBA kishte pezulluar fondet e USAID-it për këto organizata, por vendimi i fundit ka qenë që t’i ndërpresin plotësisht.

Burimet bëjnë me dije se ky vendim është marrë vetëm për OJQ-të në dy vendet ballkanike, ku shtrirja e influencës së miliarderit George Soros ka qenë më e madhe. Kjo masë erdhi pas disa shqetësimeve nga Komisioni i Posaçëm i Efikasitetit të Qeverisjes në Kongresin amerikan, i cili ka deklaruar se ndihma amerikane përmes USAID-it është përdorur nga Soros për të ndikuar në drejtësinë dhe politikat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një njoftim përkatës, Qeveria amerikane ka njoftuar se “grantet tuaja po ndërpriten për lehtësinë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, në përputhje me një direktivë nga Sekretari i Shtetit të SHBA, Marco Rubio”. Po ashtu, njoftimi thekson se ky është një vendim politik, i cili është marrë për të përputhur fondet me prioritetet dhe interesat kombëtarë të SHBA-së.

USAID, agjencia kryesore e Qeverisë amerikane për ndihmën civile dhe zhvillimore, ka qenë aktive në më shumë se 100 shtete, duke shpërndarë fonde të shumta, përfshirë edhe Shqipërinë. Administrata Trump ka kritikuar programet e USAID-it si joefikase dhe ka argumentuar se disa prej funksioneve të kësaj agjencie do të menaxhohen nga Departamenti i Shtetit, duke bllokuar kështu fonde të mëtejshme për të.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu