Ali Miruku, piktori ekspresionist “elegant”!

0
Shkruan Qamil Gjyrezi
Ali Miruku ka qenë piktor nga Shkodra, që ka lënë pas një vepër artistike dhe pedagogjike me vlera të vecanta. Ali Miruku lindi ne Shkodër, më 22 qershor, 1954. Miruku zhvilloi në Shkodër, interresin fillestar në art i cili më vonë lulëzoi në një volum veprash arti që mbuloi dy kontinente në Europë dhe SH.B.A. Përtej Shkodrës ai e jetoi githashtu ne Tiranë, dhe Lucern, Zvicër para se përfundimisht të vendosej në Jacksonville, Florida ku mbajti studio e artit deri në fund të jetës së tij.
Ali Miruku u nda nga jeta më 4 Shkurt, 2014. Miruku studjoi pikturë ne Akademine e Arteve në Tiranë ku përfundoi me rezultate të shkëlqueshme në 1979. Jeta e tij kulturore i dha artistit një influencë të veçantë në stilin e tij. Ai është lavduar per shprehjen artistike dhe përdorimin e bojrave. Miruku fitoi çmime kombëtare në 1981 dhe 1984 si talent i ri. Ne 1982 piktura e tij e titulluar “Punëtoret e Komanit” u zgjodh të riprodhohej si pull poste në katalogun e vitit të Republikës së Shqiperisë. Gjatë kësaj kohe Ali Miruku drejoti departamentin e arteve figurative të shkollës “Prenk Jakova” në Shkodër. Ai mësoi dhe influencoi qindra nxënës dhe artista të rinj që mbaruan studiment nga 1979 deri 1994. Ne 2011 artisti pranoi titullin “Prenk Jakova” nga kryetari in Bashkisë së Shkodrës, për kontributin e dhënë në formimin e artistëve të rinj.
Ali Miruku hapi dhjetra ekspozita në galeri përreth Shqiperisë. Pas rënjes së komunizmit në 1989 ai filloi të ekspozonte artin e tij jashtë Shqipërise ku u mirëprit me dashamirësi. Ekspozitat e para morën pjesë në Paris, France 1987 dhe Meln, Gjermani ne vitin 1989. Kur arriti në SH.BA. ai ekspozoi veprat e tij tek “Frame Shop Art Gallery” ne Jacksonville, Florida deri më 2004. Ekspozita e tij më e madhe mori pjese tek Florida State College ne Jacksonville ne 2003. Veprat e tij mund të gjinden në Galeri dhe koleksione private në vende të ndryshme të botës si Shqipëri, Austri, Angli, Francë, Greqi, Itali, Zvicër, dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Ai është gjithashtu krijuesi dhe autori i skulptures Pegasus, ne Jacksonville, e cila është një pikë qëndrore pranë plazhit të qytetit. Punime te tjera te artistiti në Shtet e Bashkuara mund te gjinden në Jacksonville, FL; Atlanta, GA, Dallas, TX; Orlando, FL dhe Neë Orleans, LA. Familja mirëmban koleksionin e mbetur privat te artistit (Wikipedia 2020). Kol Mileta për ish-mësuesin e tij Ali Miruku.
Piktori i mirënjohur shkodran Kol Mileta shkruan: “Ali Miruku mbetet artist i nji dimension ekspresiv. Piktura e Mirukut të len nji shije të amel. Ai ishte nji artist që mjeshtërisht diti me u shprehë me fantazi e kolorit. Me penelata te lirëshme. Me velatura delikate. Me kontrast emocional, me linja të fuqishme, e herë-herë delikate. Mjetet shprehëse i kërkoi, i perfeksionoi dhe i përdori me shpirt në realizimin e veprave. Vepra e tij mbetet si nji dëshmi e pjekunisë artistike që ka me e përjetësue. Për mue personalisht mbetet ndër profesorët ma të dashtun që kam pasë në shkollën e artit shkodran. Përveç emnit zyrtar, profesor Ali Miruku për mue mbetet si vëlla i madh, mik i mirë e artist i formuem bukur në talentin e tij të lindun” (Ali Miruku – nga Kol Mileta – PërShkodrën Shkurt 2015) Elementët shprehës elegant, të “fuqishëm dhe delikat”, në pikturën e Ali Mirukut. Ekspresionizmi është një lëvizje moderniste, fillimisht në poezi dhe pikturë, me origjinë nga Gjermania në fillim të shekullit të 20-të. Karakteristika e tij tipike është të paraqesë botën vetëm nga një perspektivë subjektive, duke e shtrembëruar atë rrënjësisht për efekt emocional në mënyrë që të shkaktojë gjendje shpirtërore ose ide.
Artistët ekspresionistë janë përpjekur të shprehin kuptimin të përvojës emocionale sesa realitetin fizik. Termi nganjëherë sugjeron zemërimin. Theksimi ekspresionist në perspektivën individuale dhe subjektive është karakterizuar si një reagim ndaj pozitivizmit dhe stileve të tjera artistike si natyralizmi dhe impresionizmi (Wikipedia 2020). Ekpresionizmi ka një perspektivë subjektive, duke e shtrembëruar atë rrënjësisht për efekt emocional në mënyrë që të shkaktojë gjendje shpirtërore ose ide. Ali Miruku nuk përdorte shtrembërime të mëdha në punët e tija. Miruku pikturonte me shtrembërime elegante, duke e lënë shikuesin e pikturës së tij ta kuptonte mesazhin e artit të tij. Në të vërtetë artistët ekspresionistë janë përpjekur të shprehin kuptimin të përvojës emocionale sesa realitetin fizik. Por Miruku krahas shprehjes së kuptimit të përvojës emocionale, në punët e tija shpreh edhe realitetin fizik të njeriut, të subjektit në punët e tija.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu