Aktori i njohur turk, fiton gjyqin kundër paparacëve!

0

Kenan Imirzalioglu ka fituar gjyqin kundër paparacëve për fotot e tij gjatë pushimeve në një jaht luksoz.

E cilësuar si një çështje pa dëme materiale, por si shkelje e të drejtës personale për privatësi, gjykata ka deklaruar se nuk ekziston asnjë e drejtë e fotografëve apo mediave për të fotografuar momente nga jeta private e personazheve publikë pa lejen e tyre. Sipas gazetës ‘Sabah’, Kenan është fotografuar në 2014-ën krah të ish-të dashurës së tij teksa pushonin në një jaht luksoz. Fotografitë e publikuara nga ai moment u bënë arsyeja që çështja shkoi drejt gjykatës. Ky gjyq ka hapur shumë diskutime në Turqi për lirinë e medias.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu