Adriatik Llalla (milioneri pa rrogë) tenton të mos shkojë në burg/ GJKKO “kërcet” dhëmbët se s’mund ta mbrojë më

0

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është bërë telenovelë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Sot ishte seanca kur do të jepej vendimi për Llallën nëse do të shkonte në burg ose jo.

Por edhe kjo seancë, ashtu si e radhës së kaluar ka dështuar. Shkak për dështimin është bërë mungesa e Llallës dhe e avokatit të tij,

Seanca e radhës do të mbahet më 9 shtator, ndërsa nuk bëhet e ditur arsyeja se përse ish kryeprokurori ka munguar, ndërkohë që avokati pretendon se është sëmurë.

Për të shmangur zvarritjen, GJKKO ka ndërmarrë të tjerë hapa, duke caktuar një avokate shtetërore që është Gentiana Qendro.

Llalla është zyrtari më i lartë i dënuar ndonjëherë në Shqipëri.

Llalla në listën e zezë të DASH

Adriatik Llalla mori detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Nëntor 2012, ku qëndroi për pesë vite radhazi derisa dha dorëheqjen në vitin 2017.

Dy muaj pas dorëheqjen bë Shkurt 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit, e futi atë dhe familjen e tij në “listën e zezë” duke e shpallur non-grata.

Ndërsa, një muaj më vonë, në mars 2018, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se kishte hapur hetimet ndaj tij për pastrim parash në përmasa të mëdha, përmes blerjes së tokave me çmime të ulta dhe shitjes 20-30 herë më shtrenjtë.

Në të njëjtin vit Llallës iu sekuestrua apartamenti në Tiranë dhe rreth 5.4 hektarë tokë me një vlerë totale prej më shumë se 98 milionë lekë ose rreth 900,000 dollarë.

Pas tre vitesh proces gjyqësor, në prill të vitit 2021, Llalla kërkoi që nga gjykimi i shkurtuar të kalonte në një process normal, pasi do të çonte prova të reja para drejtësisë.

Pas disa seancave radhazi, GJKKO e shpalli atë fajtor, e dënoi me me dy vite burgim dhe sekuestrim të disa pasurive, të cilat ai nuk mundi t’i justifikonte./CNA.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu