Edhe Mirela Kumbaro drejt burgut, paraqitet në SPAK

0

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK, në një zhvillim që ka rritur ndjeshëm interesin publik dhe ka shtuar dyshimet për një lidhje të mundshme me hetimet mbi skandalin e mbetjeve të rrezikshme. Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, burime pranë hetimit bëjnë me dije se paraqitja e saj mund të jetë në kuadër të verifikimeve për një nga çështjet më të rënda mjedisore të viteve të fundit në vend.
Kumbaro ka shërbyer si Ministre e Turizmit dhe Mjedisit nga shtatori 2021 deri në vitin 2025, periudhë gjatë së cilës dyshohet se janë zhvilluar një sërë procedurash që lidhen me menaxhimin, transportin dhe eksportin e mbetjeve industriale. Hetimet kanë zbuluar se rreth 2800 ton mbetje toksike, të prodhuara nga proceset e përpunimit të çelikut, janë administruar nga kompani si “Kurum” dhe “Sokolaj”, ndërsa një pjesë e tyre u tentua të eksportohej jashtë vendit. Dy anije me këtë ngarkesë u ndaluan nga autoritetet ndërkombëtare dhe u kthyen në Shqipëri, pas dyshimeve për përmbajtje të rrezikshme si kadmium dhe krom, elementë me ndikim të rëndë në shëndetin e njeriut dhe mjedisin.
Në shkresën e prillit 2022, ekzaktësisht në datën 20, kompanisë ‘Sokolaj’ i është dhënë leja e transportit të mjeteve të rrezikshme dhe të parrezikshme. Kjo shkresë që është dokument zyrtar i nivelit të klasifikuar, është firmosur nga asokohe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Në vijim të hetimeve, autoritetet shqiptare lëshuan 33 urdhër-arreste për persona të përfshirë, përfshirë përfaqësues të kompanive dhe zyrtarë të institucioneve shtetërore si Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit. Ndërkohë, 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara toksike janë zhvendosur nga Porto Romano drejt fshatit Vrinë, pranë Shënavlashit, nën masa sigurie dhe mbikëqyrje policore. Sipas ekspertizave ndërkombëtare, këto mbetje klasifikohen si të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë pasoja afatgjata, përfshirë rrezik për kancer dhe ndotje të burimeve ujore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu