Shkruan Myslim Murrizi
Kur në institucionet e drejtësisë së “re” ka plehra që mendojnë vetëm për karrigen e tyre të qelbur dhe deliri false i këtyre palaçove që e dinë veten të pazëvendësueshëm, ndodh që në grykësinë e tyre për pushtet të shkelin hapur çdo ligj, çdo interes qytetar dhe çdo normë “morale” që këta fundërrina nuk e njohin.
Pak ditë më parë dy anëtarë të KPA, pra Komisionit të Vettingut, Sokol Çomo dhe Ina Rama, në shkelje flagrante të ligjit dhe në konflikt të hapur interesi, shkuan në KLGJ dhe i kërkuan “vemjeve” të KLGJ që të mos bëjnë emërime në të vetmen Gjykatë Apeli që ka Shqipëria, sepse pas datës 26 qershor 2026 duan të emërohen si gjyqtarë Apeli fundërrinat e KPA, pasi u mbaron mandati 9-vjeçar që nga viti 2017, kur u zgjodhën nga qelbësira-deputetë për të bërë vettingun e rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë, vetting që e bënë si surrati i tyre i pështirë.
Pra këta plehra thonë që nuk ka problem se qytetarët kanë halle për të zgjidhur në Gjykatën e Apelit dhe po presin me 7-8-10 vite që të gjykohet një çështje që ka mbaruar në Gjykatën e Faktit, por nuk duhet që KLP të bëjë emërime, sepse u duhen këtyre fundërrinave vendet për menderen e tyre.
Më datë 2 prill i njëjti skenar i ndyrë përsëritet në KLP e Mirela Bogdanit dhe ordiner Olger Eminaj, që voton online i fshehur si hale pas skandalit seksual që publikoi një emision investigativ dhe që Klod Braho i SPAK-ut nuk ka këllqe për ta marrë të pandehur, sepse në këmbim të asaj video me aferë të turpshme i ka marrë votën Olger “qefliut” për t’u bërë shef i SPAK-ut.
Pra SPAK-u i dërgon letër KLP që të mbajë bosh deri në fund të dhjetorit 2028, 7 vende në prokurorinë e Apelit pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, sepse duan të shkojnë 7 prokurorët plehra të SPAK-ut, pasi edhe këta u mbaron mandati 9-vjeçar në SPAK dhe që mender hëngrën një M… të madh duke mos përfunduar asnjë çështje deri në fund apo duke mos arritur asnjë vendim dënimi të formës së prerë për të gjitha akuzat që ka ngritur nga denoncimet, se kryesisht nuk ka filluar asnjë çështje.
Pra edhe 7 palaçove prokurorë të SPAK-ut nuk u plas fare se duhet të funksionojë normalisht prokuroria e Apelit që qytetarët të mos sorollaten me vite nëpër dyert e Gjykatës, por duan që për 2 vjet e 8 muaj përpara të sigurojnë vendet në prokurorinë e Apelit që sot.
Po çfarë e dini veten ju mor ordinerë të KPA dhe SPAK-ut që vetëm ju e meritoni të jeni në Gjykatën dhe Prokurorinë e Apelit në Tiranë?
Po pse more fundërrina, 500 prokurorët dhe gjyqtarët që ka sot Shqipëria nuk mund të jenë në Gjykatën apo Prokurorinë e Apelit?
Po pse mor bastardë, po qan shpata për një “burrë” që duhet patjetër që surrati juaj të jetë në të vetmen Gjykatë dhe Prokurori Apeli që ka Shqipëria?
Po pse në 12 gjykatat dhe prokuroritë që ka Shqipëria nuk mund të punoni dot ju plehra pasi ju mbaron mandati 9-vjeçar?
Po pse ata prokurorë e gjyqtarë që punojnë në Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Durrës, Korçë, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë e Gjirokastër nuk mund të pretendojnë që të vijnë në Apelin e Tiranës?
Po pse çfarë keni më shumë ju 6 këllirat e KPA dhe 7 lëtyrat e SPAK-ut nga 500 gjyqtarë e prokurorë burra dhe gra që punojnë në 12 gjykatat dhe prokuroritë e qarqeve?
Apo vetëm pse jeni më të pistë, më ordinerë e më të babëzitur se të tjerët duhet që Gjykata dhe Prokuroria e Apelit të ngelë e bllokuar pa gjyqtarë e prokurorë që duhet të ketë sipas organikës nga vemjet e KLGJ dhe KLP që të ruajnë vendet vakante për afro 3 vjet që të rehatohen surreterët tuaj pasi u majmët 9 vjet duke bërë sikur luftuat korrupsionin, por në fakt keni luftuar vetëm për veten tuaj.
Nëse SPAK-u do të ekzistojë edhe pas vitit 2028, ata që do vijnë në vendin tuaj duhet t’ju hetojnë urgjentisht ju dhe çdo anëtar të trupës së vettingut në KPK dhe KPA për pasurinë që keni fshehur si qen të zgjebosur me emra kushërinjsh, kunetërish e baxhanakësh.



