Shkruan Leo Nika
Fajtor pafaj
Oh çfar po nis të shkruaj
E vranë sikur të ishte i huaj
E goditën me plumb pas koke
Si të mos ishte biri i kesaj toke
Një plumb i pabesë
Më erdhi si rrufeja
Vdiqa shpejt
Dhimbjet s’pata kohë ti ndjeja
Më fal nënë
Që nuk munda me të fol
Të erdha i gozhduar
Brënda në arkivol
Dhëmbë për dhëmbë me polininë
Po luftonim për demokracinë
Sampistët godisnin pamëshirë
Nuk ishin njerëz por vampirë
Bishat e egra u egërsuan
Me sa munden na sakatuan
Godisnin e thernin si kaçakë
Ma dogjën trupin tym e flakë
Tymi e flaka shkuan drjtë qiellit
Sa i zunë rrezet e diellit
Vadonin përapara të rinj e të reja
Kurajo na jepinin vëllezërit Rrugeja
Unë nuk kam vdekur
Ende jetoj
Adresën time po ua tregoj
Në qiellin plot yje unë banoj
Dhe pse ika në lule të rinisë
Prapë jetoj në prehërin e perendisë
E ndjej nga parajsa kur mua më doni
Unë nuk kam vdekur kur ju më kujtoni
Kjo poezi i dedikohet dëshmorit të parë të demokracisë Josif Dudo.
Që u vra me 25 mars të vitin 1990 në stadiumin Besa Kavajë. Kur u ngritën kundër regjimit.. I paharruar qoftë dëshmori i parë i demokracisë Josif Budo.



