Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ashpër zvarritjen e çështjes së zv/kryeministres Belinda Balluku në Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin e Mandateve, duke e cilësuar situatën si një shfaqje të dirigjuar politikisht.
I ftuar në një emision televiziv, Lubonja u shpreh se shtyrjet e njëpasnjëshme tregojnë se Gjykata Kushtetuese po “luan volejboll” me kryeministrin Edi Rama, ndërsa sipas tij, Rama është “regjisori i gjithë kësaj shfaqjeje”. Këtë teater nuk e shohin as diplomatet perëndimore, çka ka rritur tensionet publike në fakt.
Ai e cilësoi këtë moment si një test vendimtar për reformën në drejtësi, e cila sipas propagandës qeveritare duhej të sillte goditjen e korrupsionit dhe “prekjen e të paprekshmëve”.
“Kjo është dita e testit. Reforma në drejtësi na u shit si pastrim i Shqipërisë nga korrupsioni, por ky është provimi final. Del qartë që drejtësia është me regji. Rama thotë do prekim të paprekshmit, por i paprekshmi i vetëm jam unë”, tha Lubonja.
Analisti kritikoi edhe opozitën, duke theksuar se problemi nuk është vetëm SPAK-u, por i gjithë sistemi i drejtësisë. Sipas tij, nuk mund të ketë drejtësi të vërtetë kur e gjithë politika vepron në të njëjtin drejtim dhe institucionet kushtetuese shtyjnë vendimet për të fituar kohë.
“Pyetja e madhe është: kush është regjisori real? Rama apo amerikanët? Gjykata Kushtetuese po luan volejboll me Ramën, duke e shtyrë çështjen përtej afateve. Kjo nuk është drejtësi, por manovër politike”, përfundoi Lubonja.








