E mori në krah këtë gjullurdi

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

E mori në krah këtë gjullurdi

Djerron kahershëm ti, e pret të zgjohet prej së fjeturi, dija
që plogështia e ka vënë në përgjumje
e kësisoj, gjithfarë andrrash i ka shpërndarë jerm.

Si himn janë kthyer mbi shpinen e shinës të shtruar po bazë,
që mban mbi vete, atë rëndesë që i ka thyer kurrizin drejtësisë,
dhe heshtja me jorganin e vet mbulon paftyrësinë.

Ku, ngritur i kanë lapidar,
aty momenti ka prit i durueshëm, ta marrin në krah këtë gjullurdi,
që në derën e rregjistrit e ka shtrirë të sëmurë rëndë.

Ku u vulos si diagnozë, çmenduria që e ushtruan në kulmin e pafajsisë së kësajë fryme të bekur,
e tashti fundi ka prek fundin e tij
dhe gjykimi, ti presë serbes të liqt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu