Shkruan Zef Ndreka
Diella si emër, tingëllon si një metaforë politike e krijuar enkas për skenën politike shqiptare. Por që këshillon kryeministrin Rama, si dhe mishëron disa shtresa kuptimesh.
Emri dhe simbolika e saj japin ndjesinë e dritës dhe ngrohtësisë, por edhe të një kujtese, se ajo dritë është e programuar, pra nuk është natyrore.
Kështu, Diella është teknologji, është inteligjencë artificiale ose më saktë është një imazh i krijuar për konsum publik në Shqipëri.
Figura politike e saj si këshilltare është mënyra për ta cilësuar se këshillat vijnë nga algoritme, nga sondazhe, nga marketingu dhe jo nga përvoja reale.
Shpikja e Diellës, i jep Ramës mundësinë të shfaqet modern, i lidhur me epokën digjitale, duke shmangur përgjegjësinë njerëzore për vendimet që do marrë.
Nga pikëpamja e perceptimit publik, nga një pjesë shqiptarësh do të shihet si ironi. Sepse Diella është krijesë e pa jetë që i pëshpërit në vesh Ramës dhe më pas ai i bën publike, ndërkohë që qytetarët realë që kanë votuar qwverinë dhe opozitën, kërkojnë përfaqësim në radhë të parë.
Për një pjesë tjetër shqiptarësh e më tej, Diella bëhet automatikisht metaforë e një qeverie që udhëhiqet më shumë nga imazhi dhe teknikat kompjuterike se nga dialogu me njerëzit.
Kështu Diella arrinë ti sugjeroje Ramës lëvizje taktike qeverisëse, deri edhe parashikime si do të reagojë opozita!
Pyetjet që më vijnë menjeherë:
A mund të gabojë Diella?
A mund të keqpërdoret ajo?
A mund të bëhet pasqyrë e vetë dëshirave të kryeministrit?