Një detaj nga piktura e famshme “Madonna del Magnificat” (rreth vitit 1481) e Sandro Botticelli-t

0

Shkruan Zef Ndreka

Kjo foto, është një detaj nga piktura e famshme “Madonna del Magnificat” (rreth vitit 1481) e Sandro Botticelli-t, një nga mjeshtrat e mëdhenj të Rilindjes Italiane.
Kjo vepër paraqet Virgjëreshën Mari, teksa mban një penë dhe shkruan fjalët e Magnificat-it, himni biblik i lavdërimit, ndërsa rreth saj engjëjt e kurojnë me një kurorë të artë. Piktura është e njohur për finesën e detajeve, tonalitetin e butë të ngjyrave dhe shprehjen e thellë të qetësisë shpirtërore.
Ky fragment që kemi sjellë është një nga më të ndjeshmit:
fytyra e Marias, e rrethuar nga një dritë e artë, tregon përulësi, dashuri dhe një bukuri të pastër, duke reflektuar idealin e Rilindjes për bashkimin e bukurisë fizike me shpirtin hyjnor.
Në formë rrethi, piktura është me diametër 118 cm.
Ndodhet në galerinë Uffizi Firenze.
Komentet e pikturave të Madonnës mund të përmblidhën:
– Ëmbëlsira pa fund!
– Përulësia dëshpëron bukurinë!
– Vuajtje të heshtura!
Figurat e grave të pikturuara nga Botticelli dhe mbi të gjitha Madonnat, me butësinë e veçantë që i karakterizon, shprehin gjithë ndjeshmërinë e këtij artisti të jashtëzakonshëm.
Kushedi, nëse është portreti i gruas që ai donte…
Shkëlqim, bukuri e pastër!
Botticelli është edhe shumë modern. Gratë e pikturuara nga ai, ngjasojnë me gratë e hijshme legjendare!
Nuk di a ka sot artistë të tillë që me bojë të krijojnë kryevepra të ngjashme.
Mahnitëse si pikturë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu