Një skenë si nëpër filma aksion ka ndodhur ditën e sotme në mes të Tiranës.
Policia ka vënë në pranga një person me një makinë “Land Rover”, i cili ka përplasur makinën e policisë dhe disa mjete të tjera.
Mësohet se aksioni është zhvilluar në zonën e “Medresesë” në kryeqytet, ku i riu pasi ka përplasur makinën e policisë është larguar.
Forcat e rendit u mobilizuan menjëherë dhe pas një përpjekjeje intensive, arritën që ta ndalojnë dhe ta vënë në pranga. Ngjarja ka shkaktuar jo pak shqetësim dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është mjaft e populluar.