Kontrata e lobimit në Amerikë, Tabaku: Kemi dyert e hapura në SHBA, transparenca do bëhet kur të jetë për t’u deklaruar

0

Deputetja Jorida Tabaku deklaroi se Partia Demokratike do të bëjë transparencë lidhur me kontratën, sapo ajo të deklarohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ajo theksoi se çdo detaj është i reflektuar në dokument dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.

Tabaku kritikoi qëndrimin e mazhorancës, duke e quajtur të pavend shqetësimin e tyre për kontratën. Sipas saj, thelbi i lajmit është se PD ka tashmë dyert e hapura në SHBA, gjë që sipas saj përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm për partinë.

“PD do të bëjë transparencë për kontratë. Kur të jetë për të deklaruar do të deklarohet. E sigurt është se çdo gjë është ashtu siç është, ashtu siç duket. Është e reflektuar në kontratë. Ndjej keqardhje se të flasë mazhoranca për shumë lebetitëse, është jashtë çdo realiteti. Lajmi me atë kontratë është fakti që PD i ka dyert e hapura në SHBA dhe ka rënë një tabu e madhe”, tha Tabaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu