Grahmat e fundit

0
Shkruan Zef Ndreka
Kaq e pati betejën Foltorja e Berishës. Betejë për rezistencën përsonale, duke sulmuar brënda llojit dhe duke fshehur luftën e vërtetë që bënte me SHBA-të të cilët e vulosen si rrezik jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin por edhe per Amerikën.
Të gjitha bilancet i kishte bërë Berisha. Të gjitha rrugët e nxirrnin humbës në betejën përsonale të tij. Pikërisht për këtë, ai me djallëzi provoi të përfshinte PD-në në zgjidhjen e hallet të tij përsonal dhe të familjes.
Asgjë nuk zgjidhi, përveçse shkatërrimit ndoshta përfundimtar të PD-së.
Tani Berisha është në arrest dhe pritet të dëshmojë përballë SPAK-ut, por me fakte e prova.
Aty Berisha, do ti shikoje provat e kërkuara dhe do përballet me to.
Problemi nuk është Berisha, pasi nofka non grat-a në SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe BE i mbetët përjetë dhe pa to, janë zero shancet e ëndërrave të tij dhe të mbështetësve apolitik.
Problemi mbetët tek ndjekësit e tij, ata që pretendojnë akoma të udhëheqin nesër vendin. Në vend të bashkëpunimit, Noka, Paloka, Bardhi e paloqa të tjerë kanë zgjedhur gjuhën dhe veprimet e shefit të tyre, të Berishës.
Kjo gjuhë dhe veprimet e tyre, kanë rritur çdo ditë hendekun e bashkimit dhe bashkëpunimit të faktorëve të opozitës. I shohim prej muajsh, i pamë edhe para dy ditësh ti hakërreheshin në fytyrë Zonjës Açka bash në komisionin e Medias, në vendin e punës.
Ndjekësit besnik të Berishës, ashtu si ky i fundit, janë në grahmat e fundit.
Më vjen t’iu bëj pyetjen retorike gjithë demokratëve të foltorës:
A mund të përfytyroni që nesër të kemi Noken Kryeministër, Palokën Kryetarë Kuvendi dhe Gazmend Bardhin President?!
Përgjigja ime, sigurisht është kjo:
Medet, pra kush do jenë “liderët”e ardhshëm të këtij vendi! Ndoshta Zoti nuk na ka nemur aq shumë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu