Ç’janë këta perëndimorë që vijnë na shkelin Kushtetutën?!

0

Shkruan Zef Bushati

Përfaqësuesit e OSBE/ODHIR në Tiranë shkelin edhe një herë Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, nuk respektojnë Rezolutën e Parlamentit Europian, Rezolutën e Bundestagut Gjerman dhe Vendimet e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë….

Janë kthyer si “normale” tashmë qëndrimet e Përfaqësuesve të OSBE/ODHIR në Tiranë, të cilët kanë rreth 30 vite që qëndrojnë në Shqipëri për të “ndihmuar” në realizimin “sa më demokratik” të Proceseve Zgjedhore. 30 vite që bëjnë të njëjtën gjë: Bashkpunojnë me PD & PS, miratojnë ndryshime në Ligjin Zgjedhor simbas interesave të këtyre dy Partive post komuniste, të cilat, kurrë nuk u distancuan nga e kaluara komuniste, duke qënë të vetmet Parti në Pushtet në një nga shtetet e Europes Lindore Ish Komuniste, që nuk e Ratifikuan ne Parlament Rezoluten e Parlamentit Europian per distancimin me një pakete ligjore, nga e kaluara komuniste.

OSBE/ODHIR në Tiranë “Vezhgon” dhe “Rekomandon” prej 30 viteve. Të gjitha Zgjedhjet Parlamentare dhe Vendore gjatë këtyre 30 viteve janë kontestuar për parregullsi e deri tek vjedhje e votave nga partia ne pushtet. Në të gjitha rastet për 30 vjet OSBE/ODHIR miraton procesin, dhe jep 50 Rekomandime. Në asnje rast, OSBE nuk kerkoi llogari pse nuk u moren ne konsiderate Rekomandimet e dhena per zgjedhjet e kaluara por vazhdon me qetësi ritualin e saj 30 vjecar duke dhene 50 rekomandime te reja, KUSHTETUTA e Republikes se Shqiperise në Nenin 1 Pika 3 shkruan: ” Qeverisja bazohet në një sistem Zgjedhjesh të Lira, të BARABARTA, të Pergjithshme e Periodike ” Si mendon OSBE, a ka barazi Zgjedhore në Shqiperi ?

Kesaj pyetje i japin pergjigje Rezolutat e Parlamentit Europian e Gjerman te cilat kerkojne: Depolitizimin e Administrates Zgjedhore, Perdorimin e Teknologjive te Reja te Votimit, Votimin e Shqiptareve kudo ne Bote, Regjistrimin e te gjithë Shqiptarëve votues, Transparence dhe barazi ne Financimin e Fushates dhe pasqyrimin ne mediat vizive, pjesmarrje në proceset e ndryshimit te Ligjit Zgjedhor të të gjitha Partive pjesmarrese ne Zgjedhje, etj. Neni 18 Pika 2 e KUSHTETUTES shkruan: ” Askush nuk mund te diskriminohet padrejtesisht per “…Bindje Politike..” Si mendon OSBE, a është diskriminim PABARAZIA POLITIKE ? A mundet të tregoje arsyet OSBE/ODHIR pse i injoroi 15 Rekomandimet e Parlamentit Gjerman dhe Rekomandimet e Parlamentit Europian ? Pse OSBE/ODHIR nuk i merr ne konsiderate vendimet e Organeve te Drejtesise ne Shqiperi ? Nuk është e drejte dhe e moralshme që OSBE/ODHIR në Shqiperi të behet palë me Partine ne Pushtet. Kjo ka bërë që besimi te humbase se perfaqesuesit e kesaj Organizate mund të jenë të dobishem ne Shqiperi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu