Kuvendoj me Shkelzenin

0
Shkruan Hasan Muzli Selimi
Kuvendoj me Shkelzenin
Nuk di si të flas me Shkelzenin,
aty në rrasë t`legjendave,
erën e fund vjeshtës ta ngushëlloj,
ujkut ti ngre kurthe,
në borën e parë t’i numëroj gjurmët,
nën gurë të vendos një grusht gjeth,
të ngrohë gjarprinë e ngrirë,
ariun e murrëm ta gjuaj me topa bore,
atje në maje thërras me fuqinë e miteve,
të mbjellë një pishë, verës t’i bëj hije.
Më bani sonte mik në truallin tim,
aty në rrethinat e malit mit,
atij që shndrit verën,
ndriçon dimrin,
një natë t` marrë erën e bagëtisë në ahur,
Mbani mend,
nesër lisi plak do t’ iu thërras në kuvend.
Kam gdhirë në podrumet e verave,
aty jam zbardh si bora,
djeg jam si qymyri,
aty kam pjek edhe ëndrrën,
Ju, një natë s`më bëni vend?
hanës t’i thoni plaç,
diellit t’i vini shoshen,
me drurët kuvendoni n`oxhak,
po iki pa ju përshëndet.
Vonë do kujtoheni,
do thoni;
si nuk patëm respekt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu