Shqipëria nuk duhet lanë por duhet jetu’!

0

Shkruan Eliona Kodra Shkreli

Të gjithë e dona Shqipninë e Flamurin, jam e bindun për këtë, por Shqipnia ka nevojë për ne këtu, me ia festu’ festën këtu, me jetu me hallet, gëzimet, idhnimet dhe sfidat që kjo tokë e bekume kalon përgjatë viteve!Shqipnia sot asht ma e varfën se kurrë, I kanë ik njerëzit e shpisë, I ka ik rinia. Shqipnia po plaket përditë e ma shumë, çdo vit e ma pak njerëz ia festojnë festën e pavarësisë në trojet e veta…
Gëzuar pavarësinë moj Shqipni!
Je vendi ma I bukur në botë, je vendi ma I dashtun në botë, ke flamurin ma të bukur në botë!
Ti Shqipni je krenaria e çdo shqiptari sepse vetëm Ti ke ditë me lindë shqiponja përgjatë shekujve.
Sot po vorfnohesh nga politika e keqe që po bahet me Ty e me popullin Tand, por Zoti e njerëzit që kanë mbetë ktu kanë me ditë me t’liru prej ksaj barre të randë që po mban mbi shpinë!
Zoti të bekoftë moj Shqipni, Ty e të gjithë shqiptarët kudo që janë! Shpresoj të vinë dita që të bashkohena tanë bashkë në tokën Tande, me të dhanë dritën e shkëlqimin që Ti meriton!
Gëzuar pavarësinë Shqipni, e bukura e dheut! Sot çdo shqiptar ndjehet kuq e zi e ma krenar se për asnjë vend tjetër në botë!
T’du fort Shqipnia jeme, e bindun se këtë dashni e ka në gjak e në zemër çdo shqiptar!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu