Aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë dje u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të borës, sot është rihapur për qarkullimin e automjeteve. Policia bëri me dije se edhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë-Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura. Policia e Dibrës u angazhua duke iu ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve që mbeten të bllokuar në Qafë Murrizë, ku me mjetet e policisë të kalueshmërisë së lartë bënë evakuimin e tyre. Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kripës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.








