Elvana Gjata u përdor nga Ervin Mata si transportuese e parave të krimit

0

Emri i këngëtares Elvana Gjata ka dalë sërish në komunikimet e grupit kriminal Mata-Breçani në aplikacionin SKY, si e përdorur nga mafia.

Në një bisedë të zhvilluar mes ish-zv.drejtorit të Policisë Tiranë, Erzen Breçani dhe djalit të tij, Eralbi Breçani, emri i Elvanës përmendet si transportuese e parave të Ervin Matës, i cili dikur ka qenë i dashuri i saj.

Në këtë bisedë, Breçani i jep porosi djalit të tij se para se të dorëzojë një pistoletë të fshijë gjurmët e tij të gishtërinjve. Aty ai përmend këngëtaren Elvana Gjata dhe ndihmën e ofruar nga i dashuri i saj, Ervin Mata. Nga sa kuptohet, Mata përdorte kengëtaren për të lëvizur paratë e fituara nga trafiku i kokainës, duke qenë se vetë e kishte të pamundur t’i lëvizte shuma të tilla nga një shtet në tjetrin.

Pjesë nga dosja

Më datë 30.08.2020 në orën 22:57:05, K99EP i dërgon mesazhe S7DEGI:

Erzen Breçani (K99EP): A ja dhe pistoleten atyne a… Se nese nuk jau kie dhan hala me ja fshi krehrine perjashta se ka gjurmet e mia e mos me ia lan as gjurmet tua..Se prite zot me kap, i dalin gjurmet e gishtave…Ok…Per mue ska problem se i thash ne sy te gjithëve pse je në hall nuk ju lypi me ra ngusht nuk ju lypi pare njerëzve. Nuk kam nevoj i thash i kam tana lekt me ba, se nuk nisi pun po nuk i pata lekt…Dhe me tha une solla Elvanen per te dhan leket i thash jo jo nuk i du…I kam gjet i thash…Ok tha…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu