Tërbohen Mediu e Berisha/ Gjykata e Strasburgut dënon me 170 mijë euro gjobë Shqipërinë për çështjen Gërdeci

0

Gjykata e Strasburgut e cila prej vitesh ka hetuar tragjedinë e Gërdecit, ka gjetur disa shkelje dhe ka kërkuar dëmshpërblimin financiar për 17 persona, të plagosur dhe familjarë të viktimave.

Në dosjen e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është konstatuar shkelja e nenit 2 të konventës për të drejtën e jetës, duke vlerësuar se zgjedhja e Gërdecit si vend i objektit të çmontimit të armëve ishte bërë në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret e shtetit. Kjo pasi zona nuk ishte e licencuar për ruajtjen dhe demontimin e municioneve dhe as si depo municioni.

Gjithashtu, gjykata thekson faktin se një operacion i tillë nuk duhej të kryhet kurrë pranë rrugëve publike dhe banesave.

Më tej, thuhet se “procedurat e përdorura në objektin e Gërdecit kanë qenë të pasigurta dhe jo në përputhje me standardet normale të punës në vendet e punës që kanë të bëjnë me eksploziv dhe lëndë shtytëse. Asnjë inspektim nuk ishte kryer nga autoriteti shtetëror përgjegjës për sigurinë e punës aty”.

Për shkak të këtyre shkeljeve të konstatuara, gjykata ka urdhëruar shtetin shqiptar që të dëmshpërblejë me 170 mijë euro personat e mëposhtëm që kërkuan drejtësi te ndërkombëtarët dhe janë të plagosur, e familjarë të viktimave.

Dëmshpërblehen me 12 mijë euro bashkërisht

Zamira DURDAJ

Feruzan DURDAJ

Dëmshpërblehen me 10 mijë euro

Aishe SELAMI

Pashk KAÇI

Mirela HAZIZAJ

Miselda ZGURI

Medi GOLA

Rabie GËRDECI

Shaban BRAHUSHI

Sabrie PICARI

Dylbere PRINI

Adelina CANI

Meltina HAKA

Bege ALIU

Esmeralda SEFAJ

Roxhens DURDAJ

Alketa HAZIZAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu