Çështja ‘Beleri’/ Dy gjyqtarë heqin dorë nga gjykimi i kërkesës së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës

0

Çështja Beleri është kthyer në një problem në gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës.

Dy gjyqtarë kanë hequr dorë nga gjykimi i kërkesës së Belerit. Fillimisht ka hequr dorë gjyqtari Rexhep Bekteshi, të cilit i kishte rënë shorti për ta gjykuar kërkesën.

Më pas shorti i ra gjyqtares Besiana Garxenaj, e cila u tërhoq duke refuzuar të përfshihet në këtë çështje të nxehtë. Tashmë gjykimin e kërkesës së Belerit e ka marrë përsipër gjyqtarja Entela Shedola. Seanca është parashikuar të mbahet mesditën e datës 10 tetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu