Doktori tregon pse ikin mjekët e rinj: “Truri” shitet atje ku vlen më shumë

0

Doktor Gentian Stroni tregoi arsyet pse mjekët zgjedhin të ikin nga nga vendi ynë, për në vendet e Bashkimit Europian.

I ftuar në “Top Story”, Stroni tha se ata mjekë janë persona që kërkojnë shumë nga vetja, janë ambiciozë.

“Unë do doja ta nisja që me ditën e parë të marrjes ose thirrjes së studentëve të mjekësisë. Mos harrojmë që është kontigjeni më i mirë i studenteve të cilët konkurrojnë për të shkuar në mjekësi. Janë që gjithë që kërkojnë nga vetja, janë të gjithë që janë në kuota ose nivele pothuajse të barabarta. Në kuadër të 6 viteve që vijnë mes tyre mund të ketë seleksionime. Përgjithësisht janë persona që kërkojnë nga vetja shumë dhe duan maksimumin, pavarësisht se jo përherë u sigurohet maksimumi, jo në të gjitha mundësitë. Parë në këtë këndvështrim, un nuk do bëja dot diferencën se kush ka ikur dhe ka ngelur, më të mirët ose jo. Këtë lloj diference është shumë e vështirë për ta bërë me studentët e mjekësisë”, tha Stroni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu