Eranda Felaj motra e nënkryetares se Kuvendit Ermonela Felaj u emërua prokurore në Tiranë. Kujtojmë se gjatë javës së që lamë pas ka patur debate dhe akuza për “uzurpim” të organit të akuzës nga familjarë te deputetes së PS.
Eranda Felaj është motra e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe i bashkohet në këtë prokurori vëllait të saj, Armando Felaj, oficer i policisë gjyqësore, bashkëshortes së këtij të fundit, prokurores Alma Felaj si dhe kunatit të saj, Bledar Valikaj, ky i fundit prokuror dhe bashkëshort i deputetes së PS, njëherazi nen kryetare e kuvendit dhe ish-ministre e marrëdhënieve me parlamentin.
Për këtë çështje pati debate gjate ditës së sotme në parlament mes deputeteve dhe opozitës dhe Ermonela Felajt që drejtonte seancën.






