Aleksandër Vuçiç i drejtohet me fjalim kombit serb! Pritet të flasë për rrëmbimin e 3 policëve

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do t’i drejtohet me një fjalim kombit këtë të diel, ku pritet të adresojë qëndrimin e shtetit serb në lidhje me situatën e krijuar në Veri të Kosovës.

Ky fjalim i Vuçiç pritet me shumë interes pasi për herë të parë Vuçiç pritet të flasë për 3 policët e Kosovës që prej ditësh ndodhen në burg në Serbi, me akuzën  e posedimit dhe trafikimit të armëve. Dje Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një deklaratë të DASH i bënë thirrje të drejtpërdrejtë Vuçiç që të lirojë menjëherë 3 efektivët policorë.

Fjalimi i Vuçiç është caktuar për në orën 10:00 dhe mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidencës serbe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu