8.5 C
Tirana
E dielë, 21 Dhjetor 2025
BallinaEditorialKu të luajë Luli; fusha është e Ramës, topi i Berishës?!

Ku të luajë Luli; fusha është e Ramës, topi i Berishës?!

Date:

Related stories

Belinda Ballukut i bllokohen dhjetëra milion dollarë në Zvicer dhe Izrael

Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një deklaratë tronditëse mbrëmjen...

Kjo është lista e investimeve publike

Shkruan Ola Xama Tabela përmban të gjithë shpenzimet që prokurohen...
spot_img

Shkruan Sokol Pepushaj

Opozita ka mundur opozitën, ndaj fitoi Babloku. Kjo komedi politike, u shfaq në sy të perëndimorëve si një sfilatë mode pasarelave të fshatit tonë, ku performojnë prej 32 vitesh, hajdutët.

Nuk mund të dështonte kurrsesi koalicioni mes antiamerikanëve Sali Berisha dhe Ilir Meta, as fitorja e hajdutëve të Edi Ramës.

Para shfaqjes, dihej, do të pengohej e dëmtohej integrimi, do u zgjatej jeta e forcohej pushteti hajdutëve që i ndërrojnë portat sipas ngarkesës së “reve” mbi rugën e Elbasanit.

Tek thua kështu, të duket se nuk po shkruan seriozisht, por po mbledh folklor. Të ngjan se “dashuron” atë që askush nuk i afrohet, drejtësinë, e cila, gjithë hajdutëve, si SPAK-ut e diplomacisë që është investuar aty, si pushtetit dhe opozitës që po shkrihet si bora maleve e shkarkon po aty, në lumin ku majmen “Peshqit”, u duket shëmtirë e ndyrësirë.

Ndërkohë që shkruan kështu, as ti nuk e di pse dreqin ky fshat jeton pa bukë në bark e me duar të lidhura prej 32 vitesh, në epokën më të gjatë të tradhtisë e mashtrimit. Ky fenomen është i njohur nga gjithkush, e askush nuk i sheh tradhtarët, mashtruesit, cubat, lojën me hile.

Sa për hile, ktheni pas “kasetën” tuaj.

Ndeshjen e fundit, tre hajdutët luajtën në dy fusha, të Saliut e Bablokut, se vetëm kështu triumfonte antiamerikanizmi.

Lulzim Basha, ky që po stërvitet fshehurazi nëpër ca parqe, nuk është matuf, por nuk ka as top as fushë. Edhe tifozët ja kanë marrosur Saliu, Iliri dhe Babloku. ‘Luli i vocërr’, hipën mbi ca pirgje ëndrrash, mbi një logo partie dhe ca miliona dollarë që ja kanë vendosur aq lart, sa nuk kërcen dot pa “shkallë”.

Këta janë aq ustallarë, sa jo Lulit, po edhe ambasadorëve amerikanë, ua heqin “shkallët” sapo ngrejnë këmbët drejt shkallëve të kështjellës së drejtësisë.

‘Lulin e vocërr’, pasi të tjerë lojtarë nuk ka ende fshati ynë, ka gjasa të mos e lënë të futet në lojë, nëse ai nuk ka të shkuar të zezë, siç betohen Klanet Mafioze.

Ky tipi turbullon edhe me qenien edhe me mosqenien, por ne që u qajmë hallin të vegjëlve pyesim, Ku të luajë Luli, fusha është e Ramës, topi i Berishës?!/Pamfleti

Balkans News
Balkans Newshttp://balkansnews.net
Editor - Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu