Serbia krijesë artificiale ruse!

0
Shkruan Zef Ndreka
Studjuesi, poligloti, diplomati, historiani dhe shkrimtari Fahri Xhara, dje në bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë dhe pikërisht në sallën “Gjon Nikoll Kazazi”, përmes klubit letrar të tij, promovoi librin e tij të fundit të titulluar:
“Serbia krijesë artificiale ruse”.
Engjell Berisha, në detyrën e drejtorit të bibliotekës së qytetit, e hapi takimin promovues, i cili e quajti me plot të drejtë librin si një mal me plot të dhëna e informacione. Engjell Berisha i vuri theksin kohës me versione e kundra versione që kalojmë duke jetuar me informata të mbuluara për ne dhe të tjerët, për trashëgiminë tonë kulturore e historike që kemi. Në këto kushte, ne e kemi të nevojshme të pasqyrohen këto të dhënat dhe të hulumtohet më tej, çdo ditë edhe nga studjues të tjerë.
Më pas, Muharrem Kurti, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës Gjon Nikoll Kazazi, foli për rëndësinë e këtij libri të mbushur plot me fakte dhe të vërteta. Në libër gjendën shumë mashtrime të Serbisë në kurriz të shqiptarëve të dokumentuara me fakte.
Libri i kthen përgjigje një pyetje thelb1ësore:
Si u krijua Serbia në vitin 1830?!
Aktivitetin promovues e përshëndetën edhe të tjerë përsonalitete pjesëmarrës dhe përmes letrash të nisura nga larg.
Vlerat e librit të Fahri Xhara do të kem rast ti shpreh pasi të lexoj librin shumëfaqësh plot fakte historike të tij.
Libri është një tërmet i vërtetë për serbët të cilët kanë shtrembëruar historinë të mbështetur kryesisht nga Rusia, për të asimiluar popullin shqiptarë dhe trojet e vjetra të tij.
Sëfundmi, mund ta themi me plot gojën se ky është një libër që mbulon gjithë punën që duhet të bënin Akademitë e Shkencës të Shqipërisë dhe Kosovës.
Shpresojmë se ky libër do të promovohet sëshpejti edhe në Tiranë.
Për punën e madhe, të gjatë shumë vjeçare dhe të palodhur e urojme studjuesin Fahri Xhara. Urojmë të dalin në dritën e botimit edhe tre librat e tjerë të tij që i ka në proçes dhe që janë gurë themeli për njohjen e kombit tonë dhe një grusht i fuqishëm ndaj gënjeshtrave dhe manipulimeve të rusëve dhe serbëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu