Policia gjermane është skuqur në fytyrë pasi një qytetar arriti të futej në një autokolonë VIP ku ndodhej kancelari Olaf Scholz dhe më pas edhe ta përqafonte përzemërsisht ndërsa ai përgatitej të hipte në një avion në aeroportin e Frankfurtit.
Incidenti ndodhi pak para orës 23:00. Burri, rreth 48 vjeç, la makinën dhe befas u turr drejt Scholz.
Gazeta tabloid Bild raportoi se truprojat e Scholz e kuptuan gabimin e tyre më pas dhe e përzunë burrin. Edhe zyra e Scholz e konfirmoi incidentin.
Askush nuk u lëndua nga incidenti, por ka nisur një hetim për shkeljen e sigurisë.