Arlind Qori: Fitorja e Erion Veliajt, lajm i keq për qytetarët! Tani më shumë kulla dhe më pak parqe

0

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori foli sot për rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit, në një konferencë për shtyp.  Ai u shpreh se  në këto 31 vite pluralizëm, asnjë parti nuk ka qenë më e korruptuar sa PS dhe qeverisja e Edi Ramës.

Ai falenderoi të gjithë votuesit që i dhanë votën në 14 maj,  ndërsa fitoren e Erion Veliajt e cilësoi si një lajm të keq për qytetarët, pasi sipas tij do të thotë më  shumë kulla.

Arlind Qori: Në Shqipërinë tonë kaq të keq qeverisur e cila vjedh, me një opozitë me një histori po aq të korruptuar mendoj se ka vetëm një rreze shprese dhe ata janë 13800 qytetarët e Tiranës, që jo vetëm na kanë votuar por edhe na kanë besuar. Të kisha mundësi do u puthja dorën për t’i falënderuar.

Në një situatë ku shqiptarët duan të largohen sa më parë, këta 13 mijë qytetarë na kanë besuar. Shumë qytetarë na kanë përcjellë mesazhin “Mos na tradhtoni!”. Unë ju them se nuk do tradhtojmë besimin tuaj. Më parë hidhemi në zjarr sesa të tradhtojmë këtë akt qytetarie. Dua të falënderoj aktivsitët e “LB” që kemi shkuar në çdo lagje dhe rrugë të Tiranës. Në këtë ditë ata kanë ruajtur çdo votë. Kemi luftuar për secilën votë për të mos lejuar asnjë parregullsi në procesin e votimit.

Në këtë fushatë kemi pasur mbështetje të shumë qytetarëve, një pjesë e tyre na kanë dhuruar para, emigrantë dhe këtë para kanë shkuar për biçikletat, fletushka dhe bileta autobusësh. Tirana dhe Shqipëria po gdhihen të zymta me një pushtet më të madh. Asnjë parti s’ka qenë kaq e korruptuar sa qeverisja e Ramës dhe Velaijt. Fakt që Veliaj do jetë sërish kryetar bashkie është lajm i keq, pasi do të thotë më shumë fitime për oligarkët dhe më pak për qytetarët.

Mirëpo LV ka mbështetjen e 18000 qytetarëve. I bëj thirrje çdo qytetari të ndershëm që të bashkohet në një përpjekje të përbashkët për të mbrojtur drejtësinë shoqërore dhe për të përparuar në terrenin e drejtësisë dhe demokracisë. Ne çdo ditë do të përpiqemi sërish”, u shpreh Qori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu