Ska më as “Mea Culpa” as apologji…

0
Shkruan Zef Ndreka
Pas këtij rrënimi të Berisha-Metaj në zgjedhjet lokale ku humbën plot 55 bashki dhe duke marrë vetëm 6 prej tyre, sigurisht nuk ka më Mea Culpa që i shfajëson përballë mbështetësve të zhgënjyer të tyre.
Nuk ka më apologji që bën fajde pas këtij shkatërrimi të opozitës.
Krishti e thoshte:
Një mbretëri që kërkon përçarje brënda vetës, nuk qëndron.
“Mbretëria” e Berishës me dt 14 maj 2023 ka rënë.
Ai e përdori Foltorën, por nuk fitoi asgjë prej saj. Veçse përçau PD-në dhe zgjati “mbretërimin” e Ramës duke humbur kohën e shqiptarëve për të ndryshuar qeverisjen.
Me dt 14-Maj, u shëmb ngrehina karikaturiale nën guvën e së cilës u synua bishtnimi i nongratës.
Cila mesele do serviret tani pas gjithë asaj devize djallëzore të konsorciumit kancerogjen të së djathtës, ku u trafikuar haptazi vota në drejtim të partisë së spiunit Metaj?!
I bëj apel Berishës dhe Metës:
ndaluni së paku me turpin e shuplakave të forta të tropojanëve dhe skraparllinjëve.
Edhe djalli ka erz për të shpëtuar bythën. Ju jeni më keq se djalli…
Dëmi aq i madh që i keni bërë demokratëve, opozitës dhe Shqipërisë, nuk mund të çmohet.
Ikni!
Nuk mjafton as Mea Culpa. As apologjia juaj tinzare e dështake.
Një ndërhyrje shumë e fortë duhet vënë në lëvizje për të shpëtuar opozitën e shtrirë për dhè.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu