Dha para për koncertet artistëve që e mbështesin/ Veliaj e mohon: Nuk i kam paguar

0

Ca ditë më parë, CNA publikoi dokumenta  që tregonin se reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy dhe këngëtari Ermal Meta, kishin marrë para për koncerte private dhe falas kanë marrë para nga bashkia e Tiranës.

Pas kësaj, atakanë dalë hapur në mbeshtetje të Erion Veliajt, duke i bërë thirrje qytetarëve për ta votuar në zgjehdjet e 14 majit.

Por Veliaj pretendon se artistët e kanë mbështetur spontanisht dhe nuk i ka paguar, por i ka miq prej vitesh.

“Ka ardhur spontanisht. Shumë prej miqve kanë thënë a mund të prodhojmë një minivideo. E filluan disa të parë që e nisën. Pjesa më e madhe e kanë çuar vetë, ose kanë bërë një mbjellje, kanë thënë diçka. Jo aspak. (Nuk i kam paguar) Bashkia e Tiranës i ka mbështetur të gjithë. Nëse do të dish ekzaktësisht më shumë ka mbështetur ata që sot mbështesin opozitën. Pra Eugent Bushpepa dhe Renis Gjoka kanë qenë të mbështetur nga Bashkia e Tiranës, ndoshta dhe më shumë.

Fakti që mua nuk më shqetëson është që të gjithë janë mbështetur për çdo projekt. Unë nuk di të kem refuzuar një propozim në Bashkinë e Tiranës për të mos e mbështetur. Fakti që disa njerëz janë mirënjohës, ndërsa disa indiferentë, fakti që disa njerëz thonë ‘hej unë e kam edhe një feeling personal’. Unë me Alban Skënderaj njihem prej 20 vitesh”, tha Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu