Elena Babani, Cmimit i tretë në Konkursin Ndërkombëtar Muzikor në Palmanova (Itali).

0
Open photo
Shkruan Qamil Gjyrezi
Elena Babani, 14 vjeçe, nxënëse e klasës së 8-të e Shkollës artistike “Preke Jakova” është fituese e Çmimit të tretë në kategorinë C , për moshat 14 -17 vjeç , në Konkursin Ndërkombëtar Muzikor në Palmanova ( Itali ). Para disa ditësh u zhvillua në Palmanova ( Itali) Konkursi Ndërkombëtar Muzikor, ku nxënësja e shkollës artistike “Prenke Jakova” Elena Babani, është fituese e cmimit të tretë në këtë aktivitet ndërkombëtar muzikor. Në këtë konkurs morën pjesë nxënës shumë të talentuar në instrumente si violinë, piano, trombon, vegla fryme nga e gjithë Europa.
Konkursi prezantoi një nivel të lartë artistik dhe në këtë aktivitet nxënës të talentuar nga Europa, luajtën shumë mirë kompozitor të njohur me famë botërore.
Open photo
Nxënësja Elena Babani luajti në Palmanova nga Eduard Lalo, Simfoni spanjolle koha I-rë. Elena Babani luajti shumë mirë muzikalisht, me emocion dhe tingull dhe prezantoi një muzikante me të ardhme në instrumentin e violinës. Një kontribut të madh ka edhe mësuesi i saj violinës Anton Kaftalli, drejtor i shkollës artistike Prenk Jakova Shkodër, që ka punuar me përkushtim me nxënësen Elena Babani. Para disa ditësh nxënësja Elena Babai luajti gjithashtu një koncert recital në sallën e shkollës artistike ‘Prenk Jakova’ Shkodër. Në këtë koncert Elena Babani luajti pjesë nga repertori botërorë vilolinistik si Bethoëen Sonatë nr 5, koha I-rë për violinë e piano. Albert Paparisto Duet për dy violina me mësuesin e saj Anton Kaftalli. Ëolfhart Duet për dy violina me motrën e saj Daniela Babani. Dancla, Arie për violinë e piano dhe Eduard Lalo simfoni spanjolle koha I-rë. Në piano shoqëroi Dorina Saraci. Violinistja Elena Babani luajti me një teknikë shumë të mirë violinistike dhe prezantoi një muzikante me të ardhme në instrumentin e violinës.
Open photo
Open photo
Profesor Anton Kaftalli shkruan në statusin e tij në FB për nxënësen Elena Babani: “Jam krenar për ty”, janë fjalët më të bukura që një mësues mund t’i thojë nxënëses së tij….. Shkolla artistike ‘Prenke Jakova’ ka luajtuar një rol të madh për zhvilli,im a artit e qytetit të Shkodrës. Nxënësit e kësaj shkolle duhet të mbështeten financiarisht në studimin e tyre për muzikë dhe pikturë, për një të ardhme të sigurtë për artin në qytetin e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu