Shkruan Bukra Hysenukaj Kastrati
Pse gjithë ky skepticizëm ndaj premtimit kyç në këtë fushatë të Belind Këlliçit, “transport publik falas” ? Nuk duhen shumë mend për të kuptuar që është plotësisht i realizueshëm. Mjafton të mos vidhen fondet, sikur në vetëm 2-3 tendera të tipit “Fusha” dhe ja ku u bë. Nëse ka vullnet të mirë, ky dhe të tjera premtime mbahen. Duke i rënë lapsit, një familje me 4 anëtarë kursen; 16.000 lekë aboneja e përgjithshme mujore × 4 = 64 mijë lekë × 12 muaj = 768 mijë lekë /vit. Bëni hesapet në interesin tuaj o milet, pavarësisht siglave politike.






