BallinaAktualitet“Ngujohet” Irfan Hysenbelliu, kërcënohet nga pronari i NOA: Të zhduk në mes...

“Ngujohet” Irfan Hysenbelliu, kërcënohet nga pronari i NOA: Të zhduk në mes të Tiranës, të fshij bashkë me kioskat e tua mediatike

Date:

Related stories

spot_img
“Irfani i tmerrshëm” mësohet se ka marrë një kërcënim serioz nga biznesmeni Gentian Sula, pronar i kompanisë NOA

Nuk kanë të sosur telashet për Irfan Hysenbelliun, lëpirësi i të gjitha pushteteve në këmbim të përfitimit të pasurive publike, fshirjes së taksave, ndërtimeve pa leje, evazionin fiskal, mbrojtjes nga ndëshkimi etj.

Irfan Hysenbelliut i është kthyer në bumerang një tentativë për të zhvatur një biznesmen përmes presionit me mediat e tij në prag falimenti dhe mbi godina publike.

Irfani i tmerrshëm mësohet se ka marrë një kërcënim serioz nga biznesmeni Gentian Sula, pronar i kompanisë NOA, të cilës Fania i ka ndërsyer Klodin dhe ca ‘ekspertë’ duke ngritur pretendime për raportet kontraktuale mes NOA dhe KESH, me shpresën se do të kapë ndonjë gjë.

“Të zhduk në mes të Tiranës. Të fshij bashkë me kioskat e tua mediatike të falimentuara. Tek unë në vend të bakshishit, do marrësh…’”, ky mësohet se është një pjesë e mesazhit që ka mbyllur brenda Irfan Hysenbelliun, i cili nga skuta ku është fshehur, ka anuluar çdo takim dhe pazar, në përpjeke për të marrë një garanci.

I lakuar si mbulesa e pasurive të paligjshme të Ilir Metës, Irfan Hysenbelliu tentoi të shantazhonte disa degë të qeverisë disa muaj më parë, pasi i dukej anormale që të paguante taksa dhe të mos bënte evazion fiskal me kompanitë e tij. Por, në këmbim mori një përgjigje përvëluese nga Edi Rama, i cili i vuri tritolin dhe i rrafshoi “Prestige Resort”, me të cilin kishte zaptuar pronën publike (plazhin).

Gjithashtu, Tatimet kanë referuar në Prokurori një dosje serioze dhe me fakte flagrante për evazionin fiskal të Irfan Hysenbelliut. Çdo prokuror e ka të vështirë ta mbyllë dosjen edhe pse Fania do të lëvizë çdo gur.

Irfani u mbrojt me lirinë e madias, media të cilat i ka përdorur gjithnjë për t’ju lëpirë vetë Edi Ramës, Erion Veliajt, Sali Berishës dhe Ilir Metës, por edhe për të plaçkitur dhe mbrojtur plaçkën e vjedhur. Teksa Fania kërkoi mbrojtje tek Ilir Meta, Edi Rama i kërkoi të dorëzonte edhe pasuritë e tjera publike, për të cilat ka vite që nuk paguan qira.

Balkans News
Balkans Newshttp://balkansnews.net
Editor - Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu