Kiameti për një zero!

0
Shkruan Zef Ndreka
Si mjek, Berisha duhej të kuptonte se bashkë me vitët që i shtohen mbi shpinë, i ikin çdo ditë edhe qelizat intelektuale. Këtë e tregon çdo ditë. Më kot mundohet e stërmundohet në betejën e tij të stërzgjatur për të mbajtur peng PD-në.
Berisha është vetë pengu, që me paratë e korrupsionit dhe në bashkëpunim me trëkëndëshin e Bermudës shqiptare, mban disa pengje të tjerë si mburojë apo si kështjellë për mbrojtje politike, në luftë të hapur me SHBA-të. Berisha, ky peng anti-amerikan, për arësyet që dihen, ka shtuar numrin e pengjeve në foltorën e tij, në kryesinë e partisë së tij, në qytete e rrethe të ndryshme.
Gjithsesi, duke qënë një kufomë politike që ka zgjedhur ti bie murit me kokë, apo më saktë hekurit me kokë, ai nuk ka të ardhme.Këtë besoj e di, ashtu si pengjet e tij. Tashmë e ardhmja apo perspektiva e tij dhe rrethuesve të tij, po kuptohet edhe nga pengjet…
Kjo u kuptua ditën e shtune kur Sali Berisha njoftoi për fillimin e revolucionit me 100 000 vetë! Sa mirëpo të ishte! Por Saliu, me parashikimin e tij fatal, ishte mjaft i saktë këtë radhë. Edhe pse iku me bisht ndër shalë nga revolucioni-miting-parakalim, gabimi i tij si parashikues nuk ishte ndonjë gjë e madhe! Ai, në përllogaritjet dhe pritshmëritë e tij gaboi vetem me një zero! Një zero gabim, nuk është asgjë, ndaj themi se Berisha të shtunën tha të vërtetën për pjesëmarrjen në miting! Zero-ja që mungonte (0)…, tregoi se nuk morën pjesë 100 000 vetë, por vetëm një zero më pak. Morën pjesë 10 000 vetë. Se mos u ba kiameti për një zero! Zeroja, zero ështe…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu