Kjo që përpunonte deputetët në zyrë, SHA do i dënojë këto akte

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme bashkë me demokratët po feston 32 vjetorin e themelimit të PD.

Gjatë fjalës së tij Berisha u ndal dhe te shpallja e tij non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ritheksoi se nuk kanë pasur as fakt, duke shtuar se edhe pse iu vendos një damkë nga kryediplomati Blinken, ai gjeti mbështetje mes demokratëve për të vazhduar betejën.

“Pa 32 vitesh më duhet ë përballet me diplomatin e botës, por midis nënës time dhe të vërtetës unë zgjedh të vërtetën. Kanë rrëmuar çdo ditë, por do të kuptojnë se kanë kryer aktin korruptiv më madhor në histori.

Sot PD njësoj si ne që kemi lindur në diktaturë, kemi ditëlindjen biologjike, falë studentëve dhe lëvizjes së tyre ne fituam një lëvizje të re, ditëlindjen në liri. Për çudi edhe partia jonë ka dy ditëlindje, sot festojmë edhe vjetorin e vitit 2021 në të cilën dhjetëra mijëra anëtare të PD firmosën rithemelimin e kësaj force politike.

Rrugëtimi im nuk kishte lidhje me interesin tim personal, por me faktin se midis nënës dhe të vërtetës unë do të zgjidhja të vërtetën. Kërkesa për përjashtimin e Sali Berishës nga parlamenti nuk lidhej më me Berishën.

Mandati është i popullit dhe jo i individit. Askush nuk mund të trajtonte vendin tim si koloni për të diktuar se kush do të jetë dhe kush jo në parlament, aq më tepër kjo nga vendi që kishte bërë kaq shumë për lirinë e shqiptarëve.

Ky ishte motivi t’ju drejtohem ju duke mos e ditur se sa do të mbështesnin. Lirinë e gjeta midis jush siç e thotë Skendërbeu, Sali Berisha shpirtin për sovranitetin e gjeta mes jush”, tha Berisha.

Sa i përket veprimeve të ambasadores Yuri Kim, për të cilën tha se “përunonte në zyrë deputetëtsikur ti kishte seksion të ambasadës së saj”, SHBA do i dënojë këto akte, teksa më tej shtoi se nuk do lejojë asnjëherë që Vuçiç dhe ERdogan të diktojnë në vendin tonë

“Nga ana tjetër, guvernatorja në një akt turpi përpunonte deputetët në zyrë sikur ti kishte seksion të ambasadës së saj, do vijë dita që SHBA do dënojë këto akte si të padenja jo për një diplomat por për asnjë zyrtar të asnjë vendi .

Ne e rithemeluam PD si parti të vlerave ,të interesit kombëtar, nuk pranojmë ne kurrë që Vuçiç të diktojë këtu, nuk pranojmë kurrë ne që sulltani të vendosë përë shqipërinë as edhe të ketë një rol përcaktuar Turqia në Shqipëri Tam arrë Edi Ramën për ndonjë guvernator të ndonjë krahine atje, po shqipëria nuk do të bëhet kurrë. Pra në qëndrojmë në ato parime, në këtë rithemelim ne nuk bëmë gjë tjetër vetëm rikonfirmuam parimet”, shtoi Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu