Damian Gjiknuri dhe vëllai i Iririan Celibashit në skemën e inceneratorëve, ja lidhjet mafioze

0

Hetuesit e SPAK janë shtangur kur kanë zbuluar në kompjuterin e Alqi Bllakos disa qindra e-maile komunikimi pune dhe qejfi që ai i përdorte në vitet e arta të karrierës së vet kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit.

Bllako dërgonte e merrte rregullisht e-maile me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, biznesmenët që më pas u bënë pronarët e kompanive koncensionare të inceneratorëve në Elbasan dhe Fier.

E-mailet e shkëmbyera mes Alqi Bllakos dhe dy biznesmenëve janë prova më e fortë e SPAK që e “gozhdon” gjeniun 35 vjeçar, i cili arriti u bë edhe deputet.

Prapaskena mëson se të paktën 15 e-maile falsin për rolin e Damin Gjiknurit në skemën e inceneratorëve.

Komunikimet përputhen me faktin se Gjiknuri ka udhëtuar edhe dy herë brenda muajit me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Gjiknuri ka udhëtuar edhe në Maltë me pronarët e inceneratorëve, ky dyshohet se ka një vilë dhe miliona euro.

Megjithatë, lidhjet më të forta me Zoton dhe Mërtirin i ka Arben Ahmetaj. Ish ministri i shpallun non grata nga Rama pasi i çoi një pjesë të dosjes Ilir Metës, dyshohet se paratë që ka përfituar i ka investuar në pasuri të palujtshme në emra të tjerë dhe një pjesë i ka larguar jashtë vendit.

Faktet për implikimin e Gjiknurit dhe Ahmetajt janë të larmishme. Megjithatë, duket se për SPAK janë të pamjaftueshme.

Femra me tatuazh

SPAK ka zbuluar edhe një tjetër bashkëpunëtor të Bllakos në kompjuterin e tij. Bashkëpunëtorja “A.TH.”, është mbajtur disa muaj me iniciale si “sekret hetimor” për reperkusionet që mund të shkaktojë identiteti i saj.

Alba Thoma, sipas hetimit të SPAK del se është ajo përpiluesja e aktit që i hapi rrugë inceneratorit të Elbasanit. Thoma draftoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Elbasan, që vendoste të shpallë gjendjen e emergjencës mjedisore.

Nga komunikimet elektronike të Bllakos me Thomën hetuesit mësuan se kjo e fundit ka përpiluar dhe draft kontratën koncensionare, që Bllako ia dërgoi më pas shokëve të vet biznesmenë, Zoto dhe Mërtiri.

Xhirimi e-maileve ndërmjet Thomës e Bllakos, ky i fundit me Mërtirin e Zoton, ka zbuluar dhe afera të tjera, emra të tjerë, kompani dhe aktivitete private që përlyejnë shtetin dhe biznesin me llum korrupsioni.

Çifti Thoma – Bllako, është shembulli më kuptimplotë se si abuzimi me pushtetin që bën shtetin, mund të shkojë deri aty sa, miliona euro dhe fate mjedisore kombëtare, lihen me qëllim në duar adoleshentësh që të fitohet maksimalisht.

Nga ana tjetër adoleshentët ne pushtet mitizohen si “gjeni” deri sa perfundojnë në burg.
Alba Thoma, emërohet nga hiçi Drejtoreshë Juridike, Prokurimesh dhe Koncesionesh në Ministrinë e Mjedisit 2013 – 2017.

Alqi Bllako, “gjeniu” emërohet 25 vjeç, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, 2013 – 2017.

Korrespondenca e çiftit adoleshent të Ministrisë së Mjedisit, ka habitur hetuesit për lehtësinë e bërjes së aferave, që aq vite sa “lodruan” me letrat e ministrisë të dy, mund të kenë shkatërruar pakthyeshëm pjesë të mira të mjedisit kombëtar dhe buxhetin e shtetit.

Alba Thoma ka njohje me Monika Kryemadhin. Kjo e fundit besohet se është në dijeni, por kurrë nuk e ka përmeduar.

Vëllai i Celibashit 

Koketa “Thoma” nuk është thjesht një adoleshente që u katapultua së koti në drejtorinë kyç të Ministrisë së Mjedisit, aty ku ndodhi gjëma e inceneratorëve.

Thoma mban mbiemrin e vet por është bashkëshortja e Solian Celibashit, vëlla i Ilirian Celibashit dhe administrator i “Cc Law Office”, studio e avokatisë, që “celibashët” e mbajnë si strehë të aferave dhe punëve të tyre.

Studio “Celibashi” dyshohet se ka draftuar aktet e inceneratorëve dhe ka qënë ura lidhëse ndërmjet aferave që kalonin nga zyra e ‘ustait’ të zgjedhjeve, tek kompjuterat e çiftit Thoma – Bllako, e më tej tek biznesmenët që sot janë në kërkim.

Alba Thoma (Celibashi), koketa me “tatuazh” dyshohet se ka joshur 25 vjeçarin Bllako duke i dhënë drafte “të nxehta”, për afera inceneratorësh, që ai të dukej një gjeni.

E futur me të njëjtin qëllim dhe “tatuazh” në kabinetin e Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, në janar të këtij viti, Thoma për pak kohë pushtoi “ekstradimet” për interesat e studios së celibashëve me “Cc Law Office”.

Manja me lidhje të rëndësishme në SPAK, u “tmerrua” kur prokurorët i treguan në gusht, e-mailet e Thomës në dosjen “Bllako” dhe e përzuri nga ministria e tij në heshtje, pa ceremoni. Thoma e celibashëve u kthye në bazë, Bllako në burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu