Daja i Ilir Metës mbush çantat me para publike, nipi në protestë të rrëzoi Ramën, tenderat i firmosën ata të Ramës (emrat)

0

Nipi përgatitet për të rrëzuar qeverinë ditën e diel bashkë me Sali Berishën, daja nga ana tjetër merr tendera nga qeveria dhe përfaqësuesit e saj vendor, pikërisht disa ditë para protestës.

Bëhet fjalë për Ilir Metën dhe dajën e tij, Vladimir Metanin, financues i LSI dhe përfitues i fondeve publike që në vitet 2000, kur Meta ishte kryeministër.

Me 30 nëntor 2022, daja i Ilir Metës, Vladimir Metani, ka marrë tenderin e radhës për Rikonstruksionin e Qendrës Rinore në Lezhë.

Tenderi rreth 70 mijë USD në fakt është thjeshtë simbolik para protestës, pasi Vladimir Metani, me kompaninë “DESARET COMPANY” ka marrë miliona euro para publike nga drejtorët dhe kryebashkiakët e Edi Ramës.

Në gusht 2020, daja i Ilir Metës ka marrë një tjetër tender me flamur të kuq korrupsioni nga kryebashkiaku socialist i Skraparit, Adriatik Mema, me vlerë 500 mijë USD për të bërë një mur mbrojtës përgjatë lumit Osum.

Adriatik Mema ka firmos një tjetër tender, këtë herë 1 milionë USD, për dajën e Ilir Metës, për furnizimin me ujë të fshatrave Gjerbës dhe Kakrukë, Bashkia Skrapar.

Kryebashkiaku socialist i Klosit, Ilmi Hoxha, ka firmosur gjithashtu një tender me vlerë rreth 800 mijë USD për dajën e Ilir Metës.

Dy tendera me vlerë rreth 500 mijë USD, për dajën e Ilir Metës, i ka firmosur kryebashkiaku socialist i Përrenjasit, Nuri Belba.

Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali, i përfshirë në afera të rënda me pronat dhe tenderat, i ka dhënë Vladimir Metanit një tender me vlerë rreth 1.5 milionë USD.

Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës, Edison Memolla, i ka dhënë me dy duar dajës së Ilir Metës 4 milionë USD nga paratë publike.

Rreth 1 milionë euro i ka marrë nga kryebashkiaku socialist i Peqinit, Lorenc Tosku. Dy tendera të tjerë, daja i Ilir Metës, i ka marrë nga QSUT për gjelbërim dhe shërbim pastrimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu