Deputetja e Greqisë në Kie ngatërrohet keq me Edi Ramën dhe habitet se si një kryeministër në vënd të përgjigjet fyen fort

0

Deputetja greke e SYRIZA-s dhe Përfaqësuesja Parlamentare e Partisë së së Majtës Evropiane në Këshillin e Evropës, Nina Kasimati, denoncoi një sulm verbal ekstrem nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për pyetjen e saj në Asamblenë Plenare të Këshillit të Evropës në lidhje me çështjen e Turqisë.

Në një postim në Facebook Kasimati u shpreh se Rama e sulmoi verbalisht pasi ajo e pyeti në lidhje me përparimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE pas marrëdhënieve të ngushta me Turqinë.

“Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” dhe “gruaja greke” krahas një lëvdimi politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij në përgjithësi provokues, i paprecedentë në Strasburg, shkaktoi reagimin e krerëve të të gjitha grupeve politike të cilët dhe ata vendosën njëzëri për të mos marrë pjesë në darkën formale që kryeministri shqiptar do të mbajë mbrëmjen e sotme”- shkruan Kasimati.

Postimi i plotë:

“Para pak orësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më sulmoi fort verbalisht para seancës Plenare të Këshillit të Evropës, pasi si përfaqësuese e përbashkët e Partisë së së Majtës Evropiane në Kuvend, zyrtarisht e pyeta se si po përparonte rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me marrëdhënien gjithnjë e më të thelluar strategjike me shtetin ofendues Turqinë, duke pasur parasysh mbështetjen që gëzon i pari nga vendet e rajonit që respektojnë acquis evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, por që vuajnë agresionin e Turqisë. Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” dhe “gruaja greke” krahas një himni politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij në përgjithësi provokues, i paprecedentë në Strasburg, shkaktoi reagimin e krerëve të të gjitha grupeve politike të cilët dhe ata vendosën njëzëri për të mos marrë pjesë në darkën formale që kryeministri shqiptar do të mbajë mbrëmjen e sotme”.

Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama ka debatuar me anëtaren e Greqisë në KiE, Nina Kasimati lidhur me marrëdhënien e Shqipërisë me Turqinë. Teksa priste pyetje për fjalimin e tij lidhur me raportin e Dick Marty-t, Kasimati u ndal tek marrëdhënia e Ramës me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Disa herë ajo i ndërhyri nga vendi, duke bërë që Rama t’i kthehej ashpër. Madje krahasoi KiE me parlamentin shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu