Sulmet kibernetike, flet kryepolici Rrumbullaku: Kemi 100% të informacionit. Policët (pasi kanë rruar mjekrat) s’kanë frikë

0

Për herë të parë pas sulmeve kibernetike të hakerave nga Irani në sistemet e Policisë së Shtetit, ka folur për mediat drejtori Muhamet Rrumbullaku. Ai thotë se nuk ka dalë asnjë sekret shtetëror duke theksuar se disponojnë 100% të informacionit.

“Është një listë emrash, pavarësisht se janë punonjës policie nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar sekret shtetëror dhe as me sistemet e Policisë së Shtetit. Ne e disponpojmë 100% informacionin tonë, asgjë nuk është e ekspozuar pavarësisht deklaratave. S’kemi frikë nga askush. Punonjësit e policisë nuk kanë frikë nga askush. Po kryejnë detyrën e tyre“.

Sa i përket sistemit Deepsa, Rrumbullaku sqaroi se nuk ka të dhëna, por është thjesht motor kërkimi. Por Rrumbuallaku ende nuk ka një përgjigje për fatin e Ervis Martinaj. “Ju kam bërë me dije se kemi struktura që po ndjekin rastin. Po punojmë ende, nuk do të deklaroj asgjë që nuk e kam deklaruar më parë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu