Pritet një tjetër goditje për Berishën “Non Grata”? Balla e paralajmëron: Shumë shpejt edhe BE…

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur në lidhje me deklaratën e tij për Sali Berishën, për të cilin është shprehur se së shpejti do të shpallet non-grata edhe nga Bashkimi Europian.

Balla u shpreh se është depozituar në Parlamentin Europian një iniciativë e cila kërkon që personat e shpallur non-grata nga SHBA, të kenë të njëjtin “fat” edhe në vendet e Bashkimit Europian.

“Për çështje të karakterit të luftës kundër korrupsionit, minimimit të demokracisë, SHBA, Britania e Madhe dhe BE janë gjithmonë të koordinuara mes tyre. Ka një iniciativë në Parlamentin Europian, ku kërkohet që personat të cilët janë shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo të përfshirë në instrumentet e tjerë për të identifikuar këdo që punon në dëm të interesit të Ballkanit Perëndimor. Në vlerësimin tim edhe dënimi nga BE nuk do të vonojë, ky është vlerësimi im. Është logjike që kjo të ndodhë dhe besoj se do të ndodhë”, tha Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu