Zjarr në Patos/ Fakët rrezikojnë banesat, banorët në alarm

0

Një zjarr i madh ka rënë sot në kodrat e Margëlliçit në Patos. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe toke e cila është e  mbjellë me ullinj.

Shqetësues është fakti që kjo zonë është e banuar dhe flakët po përparojnë me shpjetësi duke rrezikuar banesat dhe një kabinë elektrike.

Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikës të reparteve Patos, Roskovec e Albpetrol.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu