82-vjeçarja burg për 1 kotec, Lul Morina i lirë për pallatin pa leje, pastrim parash dhe korruptim të prokurorëve

0

82-vjeçarja Lefkothea Karasa nga Narta e Vlorës është proceduar penalisht për ndërtimin pa leje të një koteci pulash në oborrin e shtëpisë së saj dhe rrezikon burgun, ndërsa Lul Morina ka ndërtuar një pallat pa leje dhe me para të dyshimta në një nga zonat më të lakmueshme të Tiranës, dhe vijon të jetë i lirë.

Kjo është drejtësia në Shqipëri, e cila vepron vetëm ndaj të pamundërve.

Lefkothea Karasa, e cila jeton e vetme, ka treguar se policia e kishte marrë me dhunë dhe e kishte futur në furgon. Ndërsa Lul Morinës, policia as nuk i afrohet dot, pasi i mbulon me para të pista.

Morina besohet se ka blerë një prokuror në Tiranë, i cili mbajti pezull për 15 muaj një dosje flagrante për një shtesë pa leje.

Prokurori e çoi çështjen për pushim në gjykatë, por ku plasi skandali i pallatit pa leje në Farkë, kërkesa për pushim është tërhequr nga frika e mundësisë së shkarkimit të prokurororit.

Megjithatë, Lul Morina jo vetëm nuk ndalohet për dy ndërtime pa leje me qëllim fitimi, por ai pritet të mblejë pallatin e pa leje me një çmim qesharak, falë një vendimi korruptiv të qeverisë, që synon amnistimin e ndërtimeve pa leje të oligarkëve dhe të trafikantëve.

Me shumë gjasa, për turpin e kësaj drejtësie, Lefkothea Karasa do të përfundojë në burg për kotecin, ndërsa Lul Morina do të jetë duke ndërtuar pallatin e radhës pa leje, nën mbrojtjen e policisë dhe të prokurorisë.

SPAK duhet të nisë një hetim se si Lul Morina ka ngritur një pasi me vlerë miliona euro me disa kompani fantazmë, të cilat i ka blerë me nga 100 mijë lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu